Ministri i Financave: Do të shtojmë bonusin e fundvitit për pensionistët

Shqipëria

Ministri i Financave: Do të shtojmë bonusin e fundvitit për pensionistët

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se qeveria Rama është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve.

Në një konferencë të drejtpërdrejtë, ministri tha se qeveria do të shtojë bonusin e fundvitit për pensionistët.

“Qeveria Rama  është  plotësisht  e angazhuar për një rritje sa më të shpejt të pensioneve. Ne do të rrisim bonusin e fundvitit për pensionistët. Ndërkohë në planin afatgjatë , synimi jonë është të krijojmë një skemë të qëndrueshme që do të garantojë pensione më të larta…Bonusi i fundvitit është një mënyrë për të lehtësuar sadopak barrën financiare që ju keni dhe synon të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë.

Synojmë të krijojmë një skemë pensionesh më të qëndrueshme, e cila do të sigurojë pensione më të larta. Çështja e indeksimit me 4.1% nuk ka të bëjë me skemën që duam të bëjmë ne. 4.1% është një detyrim ligjor i cili ka të bëjë me indeksimin e rritjes së çmimeve të vazhdueshme. Nuk  ka të bëjë me skemën që jemi duke riparë”, tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat