Humbi kontrollin e drejtimit të mjetit bujqësor, plagoset 60-vjeçari në Lushnjë, transportohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Humbi kontrollin e drejtimit të mjetit bujqësor, plagoset 60-vjeçari në Lushnjë, transportohet me urgjencë në spital

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Dushk të Lushnjës.

60-vjeçari, Rexhep Rrasa është aksidentur me zetor dhe për pasojë është në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se mjeti bujqësor e zuri poshtë kodrën me ullishte në pronësi te tij. Ai kishte shkuar për të mbledhur ullinjtë, por në një moment në terren të vështirë dhe me brezare Rrasa ka humbur drejtimin e zetorit duke rënë në një gropë dhe mjeti përfundoi i ngecur mes trungjeve të ullinjve.

Sipas bashkëfshatareve te tij, të drejtosh mjetet bujqësore duhet leje drejtimi e veçante dhe eksperiencë. Përveç kësaj rrugët e parcelave janë të rrezikshme sepse janë të pa sistemuara.

I aksidentuari është dërguar ne Tirane për mjekim të specializuar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësorë në spitalin e Lushnjës. Mjeket pohojnë se ai ka dëmtime ne të gjithë trupin.

Ky nuk është rasti i parë i aksidenteve me mjetet bujqësore ne zonën e Myzeqesë. Sipas policisë se qarkut Fier brenda këtij viti 2 raste janë regjistruar të rënda me traktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat