Pensionet/ Rama: T’i rrisësh pa menduar, sikur t’i hapje Shqipërisë gropë më të madhe se ajo e piramidave

Shqipëria

Pensionet/ Rama: T’i rrisësh pa menduar, sikur t’i hapje Shqipërisë gropë më të madhe se ajo e piramidave

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 12:10
Edi Rama

“Nuk ka asnjë kryeministër në botë që nuk do t’i ngrejë pensionet”. Kështu u shpreh kreu i qeverisë, Edi Rama në një bashkëbisedim me pensionistët.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se t’i rrisësh pensionet pa menduar, e pa një plan, do ishte sikur të hapje Shqipërisë një gropë më të madhe se ajo e piramidave në vitin 1997.

“Pensioni social që kemi vënë ne, është i vogël, por skema që kemi, është universal. Nuk lëmë askënd pa mbuluar. Shmangen sigurime shëndetësore, janë 1 miliard euro në total që buxheti i shtetit nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë. Prandaj ne, e gjetëm Shqipërinë me një marrëveshje, 20 vjet një marrëveshje kishin bërë për shqiptarët që ikën jashtë. Po të kishin bërë 20 e kusur marrëveshje që kemi bërë ne në 10 vjet, do vijë ai nga Greqia, do marrë këtu edhe kontributet që ka atje.

Ne e arritëm me Italinë. Nuk ka kryeministër në botë që nuk do t’i ngrejë pensionet. Por ta bësh këtë pa menduar, do ishte sikur t’i hapje Shqipërisë gropë më të madhe se ajo e piramidave. Në vitin 2022, ne kemi dhënë tre bonuse, përveç pensioneve”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat