Me kanabis në makinë gati për shitje, arrestohen 4 persona në Shkodër

Shqipëria

Me kanabis në makinë gati për shitje, arrestohen 4 persona në Shkodër

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona të implikuar si grup, në kultivim, prodhim dhe shitje në doza të kanabisit.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Rrethinat” u kapën në flagrancë, në  vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike kanabis sativa, me vete dhe në automjet, shtetasit N. L., 43 vjeç, P. L., 41 vjeç, B. B., 23 vjeç dhe D. K., 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi N. L. pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat