Përfshihet nga flakët magazina me lëndë ushqimore blegtorale në Lezhë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët magazina me lëndë ushqimore blegtorale në Lezhë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Një magazinë me lëndë ushqimore për blegtorinë u përfshi nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës duke u djegur plotësisht.

Megjithëse mbërritën shumë shpejt, zjarrfikësit e patën të pamundur për të parandaluar djegien e lëndës së thatë ushqimore por fatmirësisht mbajtën nën kontroll flakët që të mos përhapeshin në shtëpinë që ndodhej pranë saj.

Kryefamiljari Pashuk Vasa tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

Por e rëndësishme për të ishte se gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat