Spiropali pret Përfaqësuesin e UNICEF Murat Sahin, kryeparlamentarja: Fëmijët janë të parët në politikat tona!

Shqipëria

Spiropali pret Përfaqësuesin e UNICEF Murat Sahin, kryeparlamentarja: Fëmijët janë të parët në politikat tona!

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 13:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Përfaqësuesin e UNICEF, z. Murat Sahin.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj., për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre.

“Fëmijët janë të parët në politikat tona. Kam angazhim maksimal si Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”.

Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve”, është shprehur Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat