“Rrëmbimi im sot…”/ Ilir Meta reagon pas arrestimit: Armiqëve do iu ngrijë buzëqeshja

Shqipëria

“Rrëmbimi im sot…”/ Ilir Meta reagon pas arrestimit: Armiqëve do iu ngrijë buzëqeshja

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 13:29 Përditësuar në ora: 23:08 më 21.10.2024
Ilir Meta

Meta pas arrestimit: Armiqëve do iu ngrijë buzëqeshja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas arrestimit të tij, përmes në postimi në rrjete sociale, ku ka mohuar akuzat ndaj tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falenderuar përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i  kanë dhënë deri tani.

Ish-presidenti shqiptar mes tjerash tha se "armiqtëve të kombit dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë".

“Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë”..

“Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, ka shkruar Meta.

Del video e arrestimit të Ilir Metës, ish-presidenti bën rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga vetura

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të dhënë nga SPAK.

Media ka siguruar pamjet ekskluzive të arrestimit të ish-presidentit, në momentin kur ai ndalohet nga forcat e policisë.

Meta në fillim nuk pranoi të merrej nga forcat policore, duke i bërë rezistencë, me këta të fundit që u detyruan ta merrnin me forcë në makinë.

Ish-presidenti akuzohet për tre raste korrupsioni dhe mosdeklarim të pasurisë

. Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u.

​Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje

Pas arrestimit të kreut të PL-së, Ilir Meta, GJKKO vendosi masën detyrim paraqitje ndaj deputetes Monika Kryemadhi, sipas burimeve jo zyrtare të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Mësohet se kreu i PL-së Ilir Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.

Mësohet se ai po kthehej nga Kosova në momentin që u ndalua nga policia në kthesën e Kamzës.

Arrestimi i Ilir Metës, masë sigurie edhe për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi! Detajet

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gazetari Igli Çelmeta raporton se masë sigurie “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për ish bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. 

Ndërkohë mësohet se masa janë dhënë edhe për disa bashkëpunëtorë të Ilir Metës, por ende nuk ka detaje të hollësishme.

Ilir Meta u vu në pranga mesditën e kësaj të hëne (21 tetor) në hyrje të Tiranës, kur kreu i PL po shkonte drejt selisë për të mbajtur një konferencë.

Ilir Meta u vu në pranga nga agjentë të BKH të asistuar edhe nga punonjës policie, ndërsa ishte nën shoqërinë e shoferit.

Raportohet se SPAK-u ka arrestuar Ilir Metën

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir meta është arrestuar me urdhër të SPAK.

Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në ShBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.

Pasi qëndroi për gati 3 orë e 20 minuta para prokurorëve, Ilir Meta u shfaq në atë kohë para gazetarëve i tensionuar.

“Jam pyetur 3 orë kot më kot, për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe narkoregjimi që e mban në këmbë Dum dumani. Në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merret me përrallat e laraskave të tij. Tani po iki se kam sipërmarrjen, kam tryezën. Dum dumani këtë do, të mos merremi. Bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”.

Për të njëjtën çështje dha shpjegime për gati 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë, bashkëshorte e Metës, Monika Kryemadhi.

------

Arrestohet Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Lajmi konfirmohet nga burime pranë SPAK. Metës i janë vënë prangat nga agjentët e BKH-së pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia.

lir Meta ka shërbyer si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 202. Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004 sot Partia e Lirisë e cila drejtohet prej tij.

Meta ka qenë 15 vite deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare. Meta është Presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që është i fajësuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat