Ilir Meta niset drejt burgut

Shqipëria

Ilir Meta niset drejt burgut

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 16:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përcillet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt ambienteve të burgut.

Ai është shoqëruar në furgonin e policisë nga disa efektivë.

Ndërkohë mbështetës të Partisë së Lirisë që ndodheshin pranë ambienteve të policisë e kanë përshëndetur duke prekur automjetin.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat