Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të kreut të PL, Ilir Meta.
Ai shprehet se fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit dhe se sipas tij tani radhën e ka Edi Rama.
“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.
Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, deklaron Basha.