“Politika sot në moment degradimi”, Rama para aplikantëve për deputetë: PS ka detyrë të udhëheqë ripërtëritjen! Duart e pista…

Shqipëria

“Politika sot në moment degradimi”, Rama para aplikantëve për deputetë: PS ka detyrë të udhëheqë ripërtëritjen! Duart e pista…

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 17:49
Edi Rama

Edi Rama ka folur sot në takimin me kandidatët për deputetë, që kanë aplikuar përmes platformës “Deputeti që duam”.

“Politika ka bërë dhe të gjitha ato gjëra për të cilat sot shoqëritë jetojnë në standarde krejt të tjera. Pa politikën nuk do kishte BE. BE është krijesa më gjeniale e mendimit politik. Pa politikë nuk do kishte SHBA e shumë e shumë gjëra të tjera.

Janë shumë të freskëta kohët kur ishin të pamundur liria për të folur, të zgjedhur, liritë individuale, garancitë ligjore…. kështuqë të merresh me politikë nuk do të thotë të merresh me punë të pistë, por me diçka shumë fisnike.

Si çdo gjë tjetër varet nga duart. Duart e pastra bëjnë një punë të caktuar, të pistat një tjetër, duart e afta një punë të caktuar, të paaftat një punë tjetër. Duart e treguara bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Kërkon shumë kurajo, durim, forcë dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar sepse politika sot është në një moment degradimi, moment riformësimi. PS ka detyrën ta udhëheqë këtë ripërtëritje.

Kur te një forcë më histori, e shkuara dominon vështrimin dhe e ardhmja shikohet me sytë e të ardhmes, ndërsa kur një forcë është e ardhmja që dominon vështrimin dhe e shkuara shihet me sytë e të ardhmes atëherë është një forca sa e vjetër aq edhe e re”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat