Berisha njofton datën e protestës së radhës, thirrje qytetarëve për “paralizimin e regjimit”: Mbyllni qepenat dhe zbrisni në shesh

Shqipëria

Berisha njofton datën e protestës së radhës, thirrje qytetarëve për “paralizimin e regjimit”: Mbyllni qepenat dhe zbrisni në shesh

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 18:53
Sali Berisha

Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës është 29 tetori.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zbresin në terren, ndërsa biznesmenëve që të mbyllin qepenat e bizneseve të tyre në shenjë revolte.

“Më datë 29 tetor udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë te këtij regjimi.

Të jemi të gatshëm secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat