Arrestimi i Metës, Noka: Akt lufte ndaj opozitës, u trajtua si terrorist

Shqipëria

Arrestimi i Metës, Noka: Akt lufte ndaj opozitës, u trajtua si terrorist

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 19:06
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka

Akt tjetër lufte, e ka cilësuar Partia Demokratike, arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se Edi Rama dhe SPAK i kanë shpallur opozitës luftë duke arrestuar kreun e PL-së, një nga aleatët kryesorë të PD-së.

Ai tha se Meta u arrestua si të ishte terrorist, ndërkohë që shqiptarët janë dëshmitarë që të gjithë ish-deputetët apo ish-ministrat e Rilindjes, iu çohet njoftim nga SPAK që të paraqiten.

Këto komente, Noka i bëri në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Ai tha se Ilir Meta u arrestua sikur të ishte një terrorist dhe jo një ish-President i Republikës.

Noka tha se në mbledhjen e Kryesisë do të përcaktohet vijimi i aksionit opozitar, ndërsa theksoi se opozita është në mosbindje civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat