U arrestua me urdhër të SPAK, reagim nga qelia i Ilir Metës: Ndihem më i fortë se kurrë!

Shqipëria

U arrestua me urdhër të SPAK, reagim nga qelia i Ilir Metës: Ndihem më i fortë se kurrë!

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 21:22
Ilir Meta

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Meta shprehet se pas njohjes me vendimin e arrestimit ndihet më i fortë se kurrë dhe beson në pafajësinë e plotë.

“Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkruhet në postimin e publikuar në llogarinë e Metës në Instagram.

Reagimi i plotë:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat