Gazetari Edison Vatnikaj dha detaje se si erdhi prokuroria deri në arrestimin e kreu të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Vatnikaj: Më 9 tetor tri prokurorë kanë zbritur në gjykatë për 4 masa sigurie dhe në shortin elektronik, i ka rënë për masë sigurie gjyqtarit Erion Çela. Vendimi është marrë në datë 20 tetor, pra në ditë pushimi.
Meta doli nga pika kufitare të shtunë, por për shkak që qeveria shqiptare ka me Kosovën, operacionalet kanë dalë edhe dje në terren për ta parë ku është.
Në momentin kur z. Meta nuk është larguar nga aeroporti, është parë e mundur që të vëzhgohej dhe kanë parë edhe Facebook-un e Metës për ta parë që ndodhej në Kosovë. Në momentin që është afruar drejt Tiranës operacionalet kanë bërë shenjë për të ndaluar.