Arrestimi i dhunshëm i Metës, Sokolaj: Kreu i Partisë së Lirisë nuk po ikte nga Shqipëria, por po vinte

Shqipëria

Arrestimi i dhunshëm i Metës, Sokolaj: Kreu i Partisë së Lirisë nuk po ikte nga Shqipëria, por po vinte

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 21:40
Trashëgim Sokolaj

Gazetari Trashëgim Sokolaj tha se Meta ndodhej në Kosovë një ditë para arrestimin dhe se nuk ka fshehur asgjë për vendndodhjen e tij.

Sokolaj: Kemi të bëjmë me një ish president dhe në shumë funksione të larta, i cili ditën e diel ndodhej në Kosovë dhe e ka bërë publike ne Facebook me takimet e tij.

Po atë ditë kemi një vendim gjykata që deri në orët e para të mëngjesi ishte sekret dhe nuk dihej nga kush.

Sot vjen Meta nga Kosova. Dhe mendoj se në këtë momentin final merr një goditje të rëndë sepse Meta nuk po ikte, por po vinte në vendin tonë për një konferencë në Partinë e Lirisë. Mënyra se si ka reagur Meta nuk ishte dinjitoze, por as ajo e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat