Manjani zbardh bisedat me Ilir Metën

Shqipëria

Manjani zbardh bisedat me Ilir Metën

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 06:35
Juristi Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se Ilir Meta e ka mbyllur ciklin e tij në politik.

Sipas tij  Meta e nisi karrierën politike herët dhe cikli i tij në politik u mbyll herët pasi ai arriti të gjitha shkallët më të lartë në politik.

Ai ka zbuluar gjithashtu bisedën që ka pasur me Ilir Metën kur ai u zgjodh president.

“Një nga papajtueshmëritë që unë kam pasur me Ilir Metën ishte katapultimi i tij në presidencë, i cili nuk ka qenë i rastësishëm. Ai e donte.

Unë vetë isha kundër asaj gjëje dhe i kam thënë nëse ti ndjek karrierën tënde personale, ajo parti që mezi është krijuar shumë shpejt nuk do jetë më”,-tha Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat