Rama: Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dradhas, investim në shërbim të 12 mijë banorëve

Shqipëria

Rama: Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dradhas, investim në shërbim të 12 mijë banorëve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Një tjetër investim ka përfunduar në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku 12 mijë banorë do të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij investimi, i cili përmirëson kushtet e jetesës për banorët e njësive Cërravë dhe Dradhas, duke mbuluar edhe 11 fshatra të bashkisë Pogradec.

Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dradhas të Pogradecit, është një investim në shërbim të 12 mijë banorëve të këtyre dy njësive, por edhe të 11 fshatrave të tjerë të Bashkisë Pogradec”, u shpreh Rama.

Për ujësjellësin e ri është ndërtuar në linjë kryesore prej 51.8 km dhe një rrjet shpërndarjeje prej 44.7 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat