Dy makina përfundojnë brenda në lokal, aksident i çuditshëm në Lushnje

Shqipëria

Dy makina përfundojnë brenda në lokal, aksident i çuditshëm në Lushnje

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy makina kanë përfunduar në ambientet e një lokali gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ku automjeti tip Volkswagen ka humbur kontrollin dhe ka goditur një tjetër mjet të parkuar para lokalit.

Të dyja makinat kanë përfunduar brenda ambienteve duke shkaktuar mjaft dëme materiale.

Fatmirësisht, lokali ka qenë i mbyllur në ato momente dhe nuk ka pasur njerëz brenda.

Sipas pronares së lokalit, u dëgjua një zhurmë e tmerrshme teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë se çfarë kishte ndodhur.

Sakaq, policia po heton për shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat