“Mosdeklarimi i pagave reale, problem i madh”, paralajmëron Rama: Do të merren masa administrative ndaj “grabitësve”

Shqipëria

“Mosdeklarimi i pagave reale, problem i madh”, paralajmëron Rama: Do të merren masa administrative ndaj “grabitësve”

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 11:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me bizneset folur për deklarimin real të pagave.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se mos deklarimi i pagave reale është një problem shumë i madh. Ndër të tjera Rama paralajmëroi se do të merren masa administrativë ndaj ‘grabitësve’.

Askush nga ne të mos shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri që jeta e tyre të jetë sa më i qetë dhe ata që kryejnë punë në këtë vend, që paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagesë për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojnë pensionistëve. Ky është detyrim i çdokujt që merr një pagë.

Për t’i rënë shkurt, kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale, një problem i madh që jemi të vendosur të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Është fajke shumë e rëndë, turp shumë i madh. Është shumë e padrejtë e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat