Koncesionet në Shëndetësi/ Vokshi dhe Ndreca bëjnë “paqe”! Shtyhet me dy javë afati i Komisionit Hetimor

Shqipëria

Koncesionet në Shëndetësi/ Vokshi dhe Ndreca bëjnë “paqe”! Shtyhet me dy javë afati i Komisionit Hetimor

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:21
Vokshi dhe Ndreca

Pas shumë debatesh, mazhoranca dhe opozitë kanë rënë dakord që mandati i komisionit hetimor të “Sterilizimit dhe Check Up” të zgjatet edhe me dy javë të tjera.

Ditën e djeshme kjo kërkesë e bërë nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nxiti debate.

Mandati u shty me qëllim krijimin e mundësive për marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Çfare deklaroi dje Albana Vokshi

Albana Vokshi: Sot jemi në një tjetër mbledhje të komisionit hetimor. Sic ka ndodhur në mbledhjet e fundit, kjo është një kërkesë e ardhur nga deputetët e mazhorancës. Ditën e premte, pas një mbledhje që u mbajt në shkelje të rregullores, e kanë zhbërë edhe kryesinë e komisionit. Pra dua të informoj se kryesia e komisionit nuk mblidhet më, nuk kryen funksionet që duhet të kryejë. Mazhoranca jo vetëm që nuk njeh autoritetin e kryetarit, por ka rrëmbyer edhe komisionin, edhe drejtimin, edhe menaxhimin edhe dëgjesat. Nëse mendoni se do ja mbushni mendjen njerëzve se ju keni dëshirë të hetoni e keni gabim, sepse pavarësisht se keni uzurpuar cdo gjë të këtij komisioni, cdo qytetar e ka të qartë sesa korruptive janë këto koncesione.

Të premten ka ardhur një shkresë më firmat e deputetëve të PS ku kërkohet të dëshmojnë para komisionit shumë dëshmitarë. Nesër është dita e fundit, afati i fundit i komisionit. Ndërkohë në listën e dakordësuar janë edhe shumë dëshmitare të tjerë. Unë nuk e kuptoj çfarë doni të bëni?! Kush është qëllimi i dëshmive të sotme?!

Nuk ka ndodhur kurrë në 33 vite kjo që po ndodh. E di që halli juaj është i madh, por nuk e zgjidh dot ky komision hallin tuaj. Nuk do i mbuloni dot këto afera kriminale. Si do e mbyllni këtë komision? Në këtë komision duhet të vijë Edi Rama. Nuk mund të mbyllet ky komision pa ardhur Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat