“Komunikimi im me Ilir Metën është zero, pas padisë për divorc…”- Monika Kryemadhi tregon nëse do e vizitojë në qeli

Shqipëria

“Komunikimi im me Ilir Metën është zero, pas padisë për divorc…”- Monika Kryemadhi tregon nëse do e vizitojë në qeli

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:51
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se komunikimi i saj me Ilir Metën është zero prek 7 muajsh. Ajo theksoi se nuk e ka vizituar në qeli pas arrestimit pas ish-bashkëshorti i saj nuk do të pranonte.

Kryemadhi u shpreh se masa e sigurisë ndaj tyre është një tentativë për të thelluar më tej konfliktin e tyre familjar.

“Për gjëra që dyshojnë tek unë, duan tia vendosin Ilir Metën por nuk ka lidhje”, u shpreh ajo.

Kryemadhi theksoi se është dashur shumë me Ilir Metën dhe së bashku kanë ecur për dore, por shtoi se “dëshira ime për të luftuar inceneratorët çoi në faturën e pagimit të shkatërrimit të familjes”.

Monika Kryemadhi: Komunikimi im me Ilir Metën prej 7 muajsh është zero, me përjashtim të ditës kur më ka ardhur padia e divorcit. Nuk kam komunikim me të. Ai ka objektivat e veta. Masa e arrestit për Ilir Metën është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Për gjëra që dyshojnë tek unë, duan tia vendosin Ilir Metën por nuk ka lidhje.

Do e vizitoni Ilir Metën?

Monika Kryemadhi:  Jo, edhe sikur dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.

Ka arrestim më të madh se sa ai shpërtëror. Nuk i uroj asnjërit nga ju konfliktin familjar që kam unë. Jemi dashur shumë, kemi bërë shumë për njëri tjetrin, kemi ecur për dore për 33 vite.

Dëshira ime për të luftuar inceneratorëve, çoi në faturën e pagimit të një fature shumë të madhe, shkatërrimit të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat