“Ilir Meta, një gjeni politik”- Monika Kryemadhi: Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët, ka të drejtë të nervozohet dhe të bëhet agresiv

Shqipëria

“Ilir Meta, një gjeni politik”- Monika Kryemadhi: Është tradhtuar nga bashkëpunëtorët, ka të drejtë të nervozohet dhe të bëhet agresiv

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:14
Monika Kryemadhi

Pavarësisht se Kryemadhi është në proces divorci me Ilir Metën, ajo i ka dalë në mbrojtje. Në një konferencë me gazetarët deputetja e PL-së u shpreh se “Ilir Meta është një gjeni politik”.

Sipas saj Presidenti i PL është tradhtuar nga bashkëpunëtorët, duke i dhënë të drejtë atij që të bëhet edhe nervoz apo agresiv.

“Pavarësisht marrëdhënieve personale që kam me të, Ilir Meta është një gjeni politik. Ilir Meta nuk bën gabime politike dhe nuk bën asnjëherë. Ilir Meta është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që edhe nervozohet edhe bëhet agresive”, u shpreh deputetja e PL.

Sa i takon aksionit te PL ajo tha: “Di të them që PL ka strukturën e saj dhe besoj që do të riorganizohen. Mendoj që do bëjnë një strategji të tyre,. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL, sepse nuk dua të krijoj shfokusimi të aksionit opozitar, sepse kemi këndvështrime të ndryshme, por në çdo aksion të opozitës së bashkuar  do të përfshihem edhe pse doja të isha më e distancuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat