Kryemadhi për SPAK: Le të bëjnë partinë e prokurorëve

Shqipëria

Kryemadhi për SPAK: Le të bëjnë partinë e prokurorëve

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:27
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen hetime pasurore vetëm për deputetët e opozitës.

Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kryemadhi u shpreh se nëse SPAK ka urrejtje për politikën dhe i trajton të gjithë njësoj, le të bëjë partinë e prokurorëve.

“Hetim pasuror ka ndaj deputetëve opozitarë. Keni parë ju ndonjë deputet nga PS për hetim pasuror? Kanë urrejtje për politikën? Le të bëjnë partinë e prokurorëve. Del ti dhe shpif? Kush je ti që gënjen?

Aty shkruan dyshohet për hetim. Kur gënjen ti, si mund të pretendoj unë që ti ia fut kot. Se kur gënjen SPAK, është e ndërtuar filizofia, hajde t’i bëjmë pis, të gjithë janë njësoj, por kush ka para, mbyll gojën në Uashington, në Bruksel, ambasadave. Morali i lajmit, kjo është”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat