U takua në qeli me Presidentin e PL-së, avokati Gjokutaj: Nuk ka asnjë provë! Ilir Meta ka një porosi…

Shqipëria

U takua në qeli me Presidentin e PL-së, avokati Gjokutaj: Nuk ka asnjë provë! Ilir Meta ka një porosi…

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:35
Avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj është takuar sot me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në bllokun e sigurisë ku ai ndodhet që nga mbrëmja e djeshme, kur u arrestua.

Gjokutaj në një komunikim me gazetarët tha se Ilir Meta mbahet në izolim pa asnjë provë, ndërsa u shpreh se qëllimi është politik.

“Qëllimi për të cilin Meta është i izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë kundra dhe s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën”, tha avokati. 

Genc Gjokutaj: “Ky është një takim rutinë me zotin Meta. Ju bëj me dije që pas leximit të vendimit nuk flitet për asnjë provë. Qëllimi i izolimit të tij është politik. Meta është pjesë e opozitës që sot është në një sulm të padrejtë, jo juridik, politik, por përmes instrumenteve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Zero prova. Shkaku i izolimit të Ilir Metës është cështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie.

Zoti Meta për mediat ka një porosi, ju inkurajon të pasqyroni me transparencë këtë proces edhe tej atyre që SPAK thotë. Qëllimi për të cilin Meta është i izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë kundra dhe s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat