​Begaj në vizitë zyrtare në Bonjë e Hercëgovinë, pritet me ceremoni shtetërore

Shqipëria

​Begaj në vizitë zyrtare në Bonjë e Hercëgovinë, pritet me ceremoni shtetërore

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.

“Sot, në Bosnjë dhe Hercegovinë me kryesuesin e radhës së Presidencës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, Željko Komšić dhe Željka Cvijanović, rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal.

Ritheksova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetjen pa ekuivok të sovranitetit, integritetit territorial, kohezionit social, si dhe përparimit në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar Begaj në rrjetin social Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat