“Kastriotin e kam vëlla”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të LSI: Ç’më tha Ismailaj për udhëtimin me Metën në Pragë

Shqipëria

“Kastriotin e kam vëlla”/ Dëshmia e ish-zyrtarit të LSI: Ç’më tha Ismailaj për udhëtimin me Metën në Pragë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:18
Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj

Për të konfirmuar marrëdhënien e ngushtë mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt lidhur me kompaninë CEZ DIA, në dosjen e SPAK, që ABC Neës disponon, është e zbardhur edhe dëshmia e ish zyrtarit të LSI, Elvis Mataj, dhënë për arbitrazhin e Vjenës.

“Ismailaj më tha vetë se kishte marrë një herë pjesë fizikisht si përfaqësues i ministrisë të Energjisë në mbledhjen e këshillit Mbikëqyrës të OSSH-së, rrethe muajit tetor nëntor 2010” thuhet në dëshminë e tij.

Lidhur me udhëtimin në Pragë, SPAK sjell në vëmendjen dëshminë e avokatit Romeo Kara, i cili citon ish zyrtarit të LSI, por edhe të vetë Ismailaj se: Në takim takim Ilir Meta I kishte thënë përfaqësuesve të CEZ në Pragë se Kastriotin e kishte vëlla’ Gjithashtu në bisedat me ta Kastrioti i kishte thënë se ‘ata I kishin prishur makinën ish ambasadorit Tepshi, me qëllim që të mos ishte në takim atë ditë’.

Gjithashtu në dosje hetimore, ish zyrtari i LSI, Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat