“Jam Mona, mos ma harro porosinë”, Dosja e SPAK: Si u favorizua firma e fibrave optike

Shqipëria

“Jam Mona, mos ma harro porosinë”, Dosja e SPAK: Si u favorizua firma e fibrave optike

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:44
Monika Kryemadhi

Në dosjen hetimore të SPAK, që ABC News disponon, zbardhen mesazhet telefonike të Monika Kryemadhit lidhur me favorizimin mbi kompaninë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, që do të fitonte vendosjen e fibrave optike në vendin tonë.

Në dosje thuhet se nga telefoni i znj. Kryemadhi janë evidentuar bisedat me Ilir Metën, Adrian Shatkun kreun e firmës si fibrave optike, Ema Cokun, financieren e LSI ndaj së cilës SPAK dha masën e detyrimit me paraqitje si edhe Piro Xhixhos, kreut e AKEP të asokohe, i vënë tashmë në arrest shtëpie.

Në datën 17 Prill 2012, shtetasi Adrian Shatku i ka derguar Monika Kryemadhit ne adresen [email protected], email me subjekt “New AMEX” (American Express) dhe foton përkatëse, e cila nuk është rikuperuar nga ekspertimi dhe nuk është arritur të identifikohet.

Në daten 08 Gershor 2012, David Zaikin, me adrese [email protected] i ka dërguar email Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut, lidhur me rezervimet ge ai ka bere ne Lanserhof per logari te Monika Kryemadhit, vajzes se saj dhe shtetases Brisi Zaimi. David Zaikin shkruan: “-Adrian, Mona, Hope all is well. Pls advice asap Regards D”.

Në datën 06 Korrik 2012, shtetasi Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit, email me permbajtje adresën e tij dhe te kompanise, pa dhené detaje te tjera se cila eshte arsyeja e ketij e-maili.

Ne 29 Korrik 2013, Adrian Shatku i ka derguar Monika Kryemadhit në adresën [email protected] “tabelat e ligji 28 Kor rik 2013 dhe buxhetit_ 2013”. Adriani i ka dhënë edhe shpjegime ne gjuhën angleze, duke i thënë se po punon per ta bërë me të detajuar, por po ja dergon per te patur ajo nje ide. Ne daten 1 8 Tetor 2013, Monika Kryemadhi i ka derguar Adrian Shatkut email me subjekt “Dinner” ku i shkruan se” “Kam folur per ta, jane ok, me merr pak tek Ema”. Ky email eshte ne vijim te emalit qe ka derguar Adrian Shatku ku shkruan: “Ema…. Shiko a eshte e mundur … jane ish Special Agent FBI dhe CIA dhe miq që ja vlen shume ti kemi afer dhe ne Shiperi. Po qe se Shqiperia nuk ka fonde i gjen vete me USAAID etj.Per te tjerat flasim ne Tirane. Me thuaj a behet agenda e meposhtme. Ngaqe jane 5 veta dhe une 6 dhe duhet te pergatisim kohen agenden, etj. Eshte ideale per LSI dhe Meten.”. Bashke me kete email ka derguar edhe komunikimin qe ka patur me [email protected], ne daten 8 Tetor 2013.

Në datën 24 Mars 2014, Adrian Shaku i shkruan Monikes se John eshte ne Tirane dhe “ishte shume e rëndësishme per ty the IM. John do ti inkurajoje te giithe ministrat dhe drejtorët ge të punojne në grup nën vizionin e IM.” Nga verifikimi i kryer ne sistemin TIMS dhe nga bisedat qe jane zhvilluar ne vijim, behet fjale per shtetasin John Morreira, dreitor ekzekutiv i kompanise JMP Strategic Solution Inc. Kjo del edhe nga komunikimet e zhvilluara nga data 21 -27 Mars 2014 midis shtetasit Eriol Brahimlari dhe personit nen hetim Monika Kryemadhi si dhe nga keqyrja e te dhenave te sistemit TIMS per hyrje-daljet e shtetasit John Moreira. Monika Kryemadhi eshte takuar ne daten 20 Mars 2014 me shtetasin John Moreira dhe kjo del nga mesazhi i dates 19 Mars 2014, qe shtetasja Ema Coku i ka derguar Monikes ku i shkruan “Mos harro neser ne 9.00 me Shonin”.

Në daten 12 Mars 2014, Ema Coku informon Monika Kryemadhin se Ermal Topalli, ne ate kohe Drejtor i Liçencimit ne Ministrine e Punëve Publike, i kishte dërguar email nepermjet te cilit e vinte ne dijeni se kishte marre urdher ge te zgjaste proceduren dhe pala tjeter (ATU shpk ), të vihej në dijeni. Monika Kryemadhi i shkruan Ema Ccokut se Ermali të bëjë sa më shpejt propozimin për VKM dhe se VKM ështe mbi urdherin e Ministrit dhe nuk ankimohet dot ne Giykate.

Në daten 28 Mars 2014, Monika Kryemadhi i ka shkruar shtetases Ema Çoku: “Thuaj kushos ka thirr Damianin tani ne zyre”. Ne datën 29 Mars 2014, rezulton se Adrian Shatku eshte ne pritje te nje lajmi dhe bisedon me Monika Kryemadhin nepërmjet sms-ve. Monika i shkruan se: “Ok dje eshte tak me damianin por sfola se na vdiq vellai nje shoku dhe gjithe naten isha atje por tak mbasdite se ne drek eshte me ca.” Po ashtu në vijim i shkruan “Sa ta takoj se te henen iken ne Danimarke.” Adriani i pergjigjet se: “Po pra sot ideale.. Pastaj me and you do the rest” dhe Monika i pergjigiet “Pa merak”. Pas rreth nje ore nga ky mesazh, Monika i shkruan Adrianit: “Neser mbasdite vone me tha Iliri ne Tirane”. Adriani i shkruan “Perfect”.

Nga biseda rezulton se Adriani eshte ne pritje te nje takimi me llir Meten, i cili sic thote Monika “Ska ardh se kane gjyqe ne kushtetuse parlamenti dhe jane keq ngaqe giykata i’ua kthen mbrapsht. Adriani i thote se nëse mundet ta takoje te nesermen ne mengies, ose ne te kundert tja beje ajo biseden.

Ne datën 31 Mars 2014, herët ne mëngjes, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “Mjes. Po qe se ka kohe … Jam gati”. Lidhur me kete bisede rezulton se ne datën 31 Mars 2014, ora 18:39, Monika Kryemadhi ka komunikuar me shtetasin Edmond Haxhinasto perdorues i telefonit me nr.+355682026*** duke i shkruajtur “Jam Mona mos ma harro porosine”. Edmond Haxhinasto eshte pergjigjur se nuk e ka haruar porosine dhe neser në mëngjes niset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat