Pranohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, pushohet çështja ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza

Shqipëria

Pranohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, pushohet çështja ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 14:51
Pranohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, pushohet çështja ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur përpara gjykatës kërkesën për pushimin e hetimeve për ish-gjyqtarin Admir Thanza.

Ai akuzohet për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e kësaj kërkese.

Kundër këtij vendimi do të lejohet ankimimi nga i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat