Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga, shoferi përfundon në spital

Shqipëria

Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga, shoferi përfundon në spital

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar mesditën e së martës në autostradën Vlorë – Fier, pranë zonës së fshatit Panaja.

Mjeti tip BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

Nga aksidenti ka dëme të shumta në makinë dhe lëndine të lehta për drejtuesin e mjetit, i cili u shoqërua me ambulancë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat