​Ish-presidenti del nesër para trupës gjykuese, ja ora kur mbahet seanca

Shqipëria

​Ish-presidenti del nesër para trupës gjykuese, ja ora kur mbahet seanca

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 17:29
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta del nesër në orën nëntë e gjysmë para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Së bashku me Metën do tëdalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30”, sipas njoftimit të GJKKO.

Ai u arrestua një ditë më parë në hyrje të Tiranës, ndërsa po kthehej nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat