“Dhuna e ushtruar dje nuk do të amnistohet”/ Erisa Xhixho për arrestimin e Metës: Ishte akt terrorist

Shqipëria

“Dhuna e ushtruar dje nuk do të amnistohet”/ Erisa Xhixho për arrestimin e Metës: Ishte akt terrorist

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 17:45
Erisa Xhixho

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Ilir Metës, ku thotë se dhuna e ushtruar dje, nuk do të amnistohet.

Reagimi i Erisa Xhixhos: 

Terroristët e Edi Ramës, që rrëmbyen dje ish-presidentin e republikës në mes të ditës, njësoj si bandat kriminale me të cilat bashkëpunon ngushtë qeveria, kanë të gjithë emër dhe fytyrë.

Dhuna e ushtruar dje, të cilën e panë të gjithë shqiptarët, nuk do të amnistohet.

Anëtarëve të kësaj skuadre terroriste, që të fshehur pas maskave ekzekutuan urdhrat e kryeministrit dhe pseudodrejtësisë së vënë në shërbim të tij, do t’u jepet ndëshkimi i duhur!

Ky akt terrorist ndaj një individi që ka ushtruar funksionet më të larta publike në Shqipëri prej 30 vitesh, duke mos iu shmangur në asnjë moment përgjegjësive dhe drejtësisë, tregoi edhe njëherë se kemi shtet policor dhe jo ligjor.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, i cili mbron këta banditë me uniformë e maska në fytyrë që guxojnë të godasin Presidentin e Partisë së Lirisë është i turpshëm dhe kjo ngjarje e rëndë turpëron Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat