Rama: Punime me ritme të mira në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8

Shqipëria

Rama: Punime me ritme të mira në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 19:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza 3, punimet kanë ecur me ritme të mira.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e rrugës.

“Deri më tani janë realizuar 40% të këtij investimi, që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e Korridorit 8”, tha Rama.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se “në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, faza e tretë, kanë përfunduar punimet edhe për formimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 1,8 km.

Ndërsa ndërtimi i veprave të artit ka arritur në 90%”.

Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Shkumbin me lartësi 32m dhe gjatësi rreth 200 metra-linearë.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë është 50,12 km.

Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale, ashtu dhe nga ana ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat