Arrestimi i Metës, Zekthi: Ofiqarët janë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë veprimet…

Shqipëria

Arrestimi i Metës, Zekthi: Ofiqarët janë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë veprimet…

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:42
Pedagogu i Shkencave Politike, Fitim Zekthi

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me dosjen e SPAK që çoi në arrestimin e ish-Presidentit të Republikës , Ilir Meta.
Dosja e SPAK me 167 faqe gjithashtu ka çuar në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe për Monika Kryemadhin, ish-bashkëshorten e Metës.

Pedagogu i Shkencave Politike, Fitim Zekthi, duke folur për skenën e ndalimit në rrugë të një të kërkuari, në këtë rast të ish-Presidentit të Republikës, nuk është e mirë, por edhe debati mbi këtë është i ekzagjeruar.

“Ofiqarët e lartë të shtetit duhet të jenë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë një vendim të Gjykatës, apo veprim të policisë. Edhe sikur vendimi mos jetë i drejtë, mund të ankimohet”, tha Zekthi.

Ai u shpreh se i gjithë ideali i drejtësisë ka të bëjë me faktin se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Debat i ekzagjeruar. Nëse Policia ka gabuar me gjetjen e vendit, nuk mendoj se Presidenti i PL-së ka vepruar mirë që ka kundërshtuar policinë. Nuk jemi në fazën që policia rrëmben njerëzit rrugëve”, tha Zekthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat