Arrestimi i Metës, Murati: Ai ka një problem me amerikanët, mazhoranca e informuar për…

Shqipëria

Arrestimi i Metës, Murati: Ai ka një problem me amerikanët, mazhoranca e informuar për…

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 22:28
Erl Murati

Erl Murati, Drejtor i Informacionit në News 24, duke folur në emisionin “Open” për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta tha se ka një problem mes tij dhe amerikanëve.

Murati tha se beson se drejtësia e re drejtohet nga amerikanët, ndërsa solli në vëmendje deklaratat e mëparshme të Ilir Metës që fliste për një komplot ndërkombëtar kundër tij për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur lidhur me zhvillimet rajonale.

Ai tha se ajo që është evidente është fakti se sa herë që SPAK godet majtas, minimalisht mazhoranca është e informuar për lëvizjet e drejtësisë.

 Pasi nuk ka si shpjegohet që sa herë ka arrestime në rradhët e mazhorancës ata dorëhiqen pastaj arrestohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat