Von der Leyen sot në Tiranë, zhvillohet takim me Ramën në kryeministri dhe më pas konferencë

Shqipëria

Von der Leyen sot në Tiranë, zhvillohet takim me Ramën në kryeministri dhe më pas konferencë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 07:10
Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Tiranën pasditen e sotme.

Ajo pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00.

Ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat