Çfarë ndodhi? Shtyhet seanca për Ilir Metën, përplaset ashpër me prokurorët e SPAK

Shqipëria

Çfarë ndodhi? Shtyhet seanca për Ilir Metën, përplaset ashpër me prokurorët e SPAK

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 07:31 Përditësuar në ora: 11:06 më 23.10.2024
Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave

Në pritje të vendimit për fatin e ish-presidentit, shpërthen Kryemadhi: Metën e rrëmbeu një grup kriminal

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe kreut të PL Ilir Meta në GJKKO.

Kryemadhi: Sapo pashë 3 musketierët e drejtësisë së Ramës, dhe gjyqtarin Erjon Çela, seanca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga Kraja ku tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin ku ju të gjithë e dini që u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që kanë ngritur.

Na u la vetëm 3 orë kohë. Për tre orë duhet të shohim të gjitha provat. Ndoshta ai e di që nuk ka asnjë provë ndaj mendoi se aq mjafton.

Materiale e dosja që është shpërndarë në media, u shkel neni për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Dua të theksoj që kjo godinë nuk është drejtësia e re por departamenti i marrëdhënieve të mashtrimit të Ramës.
Sot kuptova që veglat një përdorimshe të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, i pamë në fytyrat e tyre të veshura me toga të zeza. Nuk ka më shpresë për një sistem drejtësia të kapur e manipuluiar.

Ilir Meta përplaset ashpër me prokurorët e SPAK, çfarë ndodhi gjatë seancës për presidentin e PL-së në GJKKO

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët e posaçëm gjatë seancës në GJKKO. Sipas burimeve, Ilir Meta është përplasur me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Mësohet se ish-Presidenti ka hedhur akuza ndaj tyre.

Ndërkohë seanca ndaj Ilir Metës dhe 3 personave të tjerë nën hetim, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku është shtyrë për në orën 13:30.

Avokatët dhe 4 të akuzuarit kanë kërkuar që të njihen me aktet e dosjes.

Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja ora kur do të zhvillohet

Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Metën. Kryetari i Partisë së Lirisë, pritet të njihet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me masën e sigurisë.

Mësohet se seanca do të rinisë në orën 13:30. Mësohet se Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët e posaçëm dhe ka hedhur akuza ndaj tyre. Nuk dihet ende arsyeja e shtyres së seancës për Metën.

Ish presidenti u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

Ilir Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka mbarritur në GJKKo pasi doli nga Blloku i Sigurisë tek rruga “Mine Peza” rreth orës 09:00, ku ndodhej prej ditës së hënë (21 Tetor) pasi u vendos në pranga nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK.

Ish-presidenti Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çoku. Përveç Ilir Metës, në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur edhe Pirro Xhixho, babai i zv.presidentes së PL-së, Erisa Xhixho.

Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku.

Seanca pritet të nisë në orën 09:30, ku katër personat nën hetim do të njihen me masat e sigurisë ndaj tyre.

I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO

Ky është momenti kur Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë ka zbritur nga makina e policisë në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, por në këto pamje shihet ish-Presidenti i cili ndodhet i rrethuar nga policia ne parkimin e GJKKO.

Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho babai i Erisa Xhixhos dhe Ema Çoku. Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën (21 tetor) me urdhër të SPAK.

SPAK e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me zotin Meta në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi është bërë për qëllime politike.

U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta del sot para gjykatës

Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.

Bashkë me Metën në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat