Parashikimi i motit 23 Tetor 2024/ Ditë me diell dhe vranësira të lehta

Shqipëria

Parashikimi i motit 23 Tetor 2024/ Ditë me diell dhe vranësira të lehta

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Vendi ynë, në orët e para të ditës parashikohet të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell pothuajse në të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj, do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat