“E fundosën përgjimet”, GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin, avokatët mohojnë se klientët e tyre janë…

Shqipëria

“E fundosën përgjimet”, GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin, avokatët mohojnë se klientët e tyre janë…

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:06
GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk ndryshoi masën e sigurisë për ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin, Ahmet Masha, kunati i vëllait të tij, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Gjyqtari Erjon Bani la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Paraditen e djeshme rreth orës 09:00, Çyrbja dhe Masha mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar.

Seanca u shty për disa minuta pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me materialet e SPAK. Avokatëve nuk i është vënë në dispozicion dosja më përpara, pasi sipas SPAK dosja ka ende materiale të sekretit hetimor, pasi ka dhe persona të tjerë që po hetohen, kryesisht zyrtarë dhe ish zyrtarë që kanë dhënë informacione ish-deputetit. Për këtë arsye gjykata ka vendosur ndalim të publikimit të dosjes pasi në komunikimet e Sky ECC janë dhe emra të personave të tjerë. Avokatët janë lejuar për 40 minuta të lexojnë materialin brenda në seancë për të përgatitur më pas mbrojtjen e tyre.

Mbyllin gojën në GJKKO

Më pas seanca ka vijuar normalisht. Avokatët kanë thënë se klienti i tyre nuk është përdorues i “SKY ECC”. Vetë ish deputeti socialist dhe Masha nuk kanë pranuar të flasin por kanë heshtur para gjykatës. Gjyqtari pasi dëgjoi pretendimet e të dyja palëve vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë.

Akuzat

Ish-deputetit socialist akuzohet per tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Jurgis Çyrbja, u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar “SKY ECC”, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t’i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit.

Një nga rastet e evidentuara është dhe informimi i Altin Hajrit për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, ndërsa ky i fundit i siguroi vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021. Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat