Trondit Spartak Ngjela: Ilir Meta ishte i armatosur, ushtarët e tij gati për sulm, e morën zvarrë se kishin...

Shqipëria

Trondit Spartak Ngjela: Ilir Meta ishte i armatosur, ushtarët e tij gati për sulm, e morën zvarrë se kishin...

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:44
Spartak Ngjela

Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, avokat i njohur, Spartak Ngjela ka dhënë mendimin e tij rreth çështjes që ka bërë bujë, atë të Ilir Metës. Ish-Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Një nga çështjet kyç të këtij arrestimi ishte dhe momenti dhe mënyra si u arrestua ish-Presidenti. Ai u vu në pranga nga pak minuta para se të jepte konferencë gjithashtu edhe me një dhunë nga ana e policisë. Avokati Ngjela ka theksuar se punonjësit e policisë kanë vepruar në atë mënyrë pasi kanë dyshuar se Meta ka patur armë në makinë për kundërshtim arresti ose edhe persona të tjerë të armatosur.

“Mos ta marrim shabllon, janë njerëz të fortë. Ata që shkuan për të arrestuar mund të kenë patur informacion se ka armë. Tipa të tillë pushtetarë me mjete force me individë, në momente goditje e humbasin nënkoshiencën, jam i bindur që ka qenë me armë ndaj i bënë atë kapje ose me roje joshtetërore. Janë roje private dhe ata kanë pasur të dhëna që ka patur forca që mund të qëllonin. Nëse ka patur e s’kanë vepruar s’i ka lënë Meta se s’ka patur mundësi se ishin shumë ata. Meta s’u tregua agresiv të shikojmë në gjyq”, deklaroi ai.

Ndërkohë lidhur me akuzat e Partisë së Lirisë se u tentua rrëmbimi i Metës, Ngjela i hedh poshtë duke thënë se SPAK nuk gabon.

Avokati vijon duke thënë se një pafajësi do e forconte Metën shumë politikisht.

“Pse nuk e rrëmbyen? Bashkëpunëtorët kanë të drejtë të të mbrojnë. Pyetja është a i ka bërë ato që akuzohet.

Do ti shohim me gjyq. Një pafajësi e këtij e forcon shumë. SPAK nuk gabon këtu. Do e shikojmë kur të fillojë procesi gjyqësor. Do dëgjojmë mbrojtjen. Pyetja është kjo, ka qenë i korruptuar? Kur të gjithë të thonë se je hajdut, dhe ti thua se je i ndershëm, je hajdut”, u shpreh ai. Sipas Ngjelës, po vijohet në Shqipëri me një proces pastrimi nga krimi dhe korrupsioni i lartë shtetëror.

“Ne shqiptarët kemi një shprehje, më mirë syri se sa nami. Është një zv/kryeministër, janë 4 ministra, kryetarë bashkish. Janë edhe një ish president dhe ish kryeministër. Gjendja është pastruese. Në gjuhën tonë është purgo. Purgo kundër krimit shtetëror. Korrupsioni është sëmundje e barabartë. Si andej dhe këtu. Atje është më e vështirë. Se ata dinë të fshehën. Këtu jo. Hajdut është ai që di të fshehë”, nënvizoi dje Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat