I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO

Shqipëria

I rrethuar nga forca të shumta policie, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 09:23
Presidenti i Partisë së Lirisë ka zbritur nga makina e policisë në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ky është momenti kur Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë ka zbritur nga makina e policisë në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, por në këto pamje shihet ish-Presidenti i cili ndodhet i rrethuar nga policia ne parkimin e GJKKO.

Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho babai i Erisa Xhixhos dhe Ema Çoku. Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën (21 tetor) me urdhër të SPAK.

SPAK e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me zotin Meta në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi është bërë për qëllime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat