Policia në Berat ka shpallur në kërkim dy 18-vjeçarë, V. Z. dhe O. Z..
Ata dyshohet se më 15 tetor 2024 kanë kryer një vjedhje në lagjen “Uznovë”.
Adoleshentët akuzohen për vjedhjen e dy televizorëve dhe disa veglave pune nga një banesë.
Policia e Beratit po vazhdon hetimet dhe ka bërë publike shpalljen e tyre në kërkim, ndërkohë që operacionet për arrestimin e tyre janë në vijim.