“Ku kanë b*th me fol këta” - Përplasja me kreun e SPAK dhe 2 prokurorët në GJKKO, Kryemadhi: Ilir Meta sikur i përkëdheli

Shqipëria

“Ku kanë b*th me fol këta” - Përplasja me kreun e SPAK dhe 2 prokurorët në GJKKO, Kryemadhi: Ilir Meta sikur i përkëdheli

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 10:45
Monika Kryemadhi

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur për përplasjen e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe 2 prokurorët e posaçme Arben Kraja e Sotir Kllapi gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO.

“Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi, pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa shtoi “ku kanë byth me fol ata”.

Deputetja u shpreh se për të tërhequr vëmendjen nga krimi i strukturuar po kërkohet të bëhet show emocional.

“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë show politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot. 

Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat