A ishte i qetë Ilir Meta? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Shqipëria

A ishte i qetë Ilir Meta? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 11:13
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ironizoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata “muskujtjerët e Edi Ramës”. Kryemadhi u shpreh se prokurorëve u ka kërkuar pse e kanë publikuar dosjen hetimore, duke cënuar kështu sekretin hetimor. Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se iu dha vetëm 3 orë kohë për t’u njohur me provat.

E pyetur për gjendjen e Ilir Metës, Kryemadhi deklaroi se nuk fliste fare për Metën dhe vendosja në një sallë me të ishte një provokim i hapur.

-A ishte i qetë Ilir Meta?

-“Nuk flas farë për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time. Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sallë”, u përgjigj Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat