Balliu: Ja pse çështja Çyrbja është akuzë themelore për Ramën dhe SPAK-un

Shqipëria

Balliu: Ja pse çështja Çyrbja është akuzë themelore për Ramën dhe SPAK-un

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 14:20
Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu

Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se çështja Çyrbe është akuzë themelore për Edi Ramën dhe SPAK-un.

Balliu shprehet se fakti që provohet zgjedhja e Çyrbes dhe emërimi i tij deputet në vëndin e 3-të në qarkun e Durrësit siç e kishte kërkuar vrasësi, vendos në bankën e të akuzuarve kryetarin e PS, Edi Ramen dhe SPAK. “Kjo sepse Rama e emëroi duke iu bindur bandës”, shkruan Balliu.

“Çështja Çyrbe, akuzë themelore për Ramën dhe SPAK-un.

Fakti që provohet zgjedhja e Çyrbes dhe emërimi i tij deputet në vëndin e 3-të në qarkun e Durrësit siç e kishte kërkuar vrasësi, vendos në bankën e të akuzuarve kryetarin e PS, Edi Ramen dhe SPAK.

Kjo sepse Rama e emëroi duke ju bindur bandës.

SPAK e mbulon çështjen duke mos thirrur Ramën dhe duke e mbrojtur atë.

Kjo është provë e hekurt që qeveria qëndron mbi vota të vrasësve, thuhet në postimin e Balliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat