Korçë/ Dyshohet se përndiqte ish-bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari

Shqipëria

Korçë/ Dyshohet se përndiqte ish-bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 15:37
Policia

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për përndjekje.

Përmes një komunikate policia sqaron se 50- vjeçari ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Teksa 50- vjeçari përfundoi në pranga, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat