“E lumtur që nisa turneun Ballkanik në Tiranë!”- Ursula von der Leyen ndan momente nga takimi me Ramën

Shqipëria

“E lumtur që nisa turneun Ballkanik në Tiranë!”- Ursula von der Leyen ndan momente nga takimi me Ramën

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka nisur nga Shqipëria turneun e saj disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

“Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet”, shkruan ajo më tej.

Reagimi i Ursula von der Leyen

Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat