“Fanatikët e BE-së janë në Shqipëri”/ Rama në konferencë me von der Leyen: Debatojmë edhe për ngjyrën e murit, e vetmja gjë që na bashkon është…

Shqipëria

“Fanatikët e BE-së janë në Shqipëri”/ Rama në konferencë me von der Leyen: Debatojmë edhe për ngjyrën e murit, e vetmja gjë që na bashkon është…

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Edi Rama: Jam këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar, afirmuar, të gjitha ato që Shqipëria i ka demostruar në këtë rrugë të përbashkët në aspektin e të qëndruarit krah për krah në BE. Shqipëria, e përfshirë pa kursim në të gjitha ritualet, në aspektin e afirmimit të parimeve vlerave që bashkojnë këtë komunitet vendesh dhe popujsh të Europës.

Nuk dua të zgjatem më shumë se jam i bindur se pas çeljes zyrtarisht të negociatave dhe në momentin që fillon turi juaj në BE ka shumë më tepër interes se çfarë do të thoni ju se sa çfarë do të them unë. Do ta mbyll me një falenderim të ndjerë, se pa kontributin tuaj, nuk do të ishim këtu.

Jo thjesht për të përsëritur se një ditë do të jemi bashkë, por për ta afruar atë ditë edhe më shumë. Ne shqiptarët jemi të ndarë pothuajse në çdo gjë, jemi në gjendje të bëjmë debat edhe për ngjyrën e murit, edhe për orët, sa është data sot, por ka një gjë për të cilën shqiptarët nuk kanë asnjë debat, që vendi ynë, vendi i Shqipërisë është në BE dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE.

Të kontribuojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt, mirëserdhët në vendin më proeuropian në Europë. Fanatikët e BE-së janë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat