“920 milionë euro për Shqipërinë”, Von der Leyen për Planin e Rritjes: Keni bërë në punë të shkëlqyer për agjendën e reformave

Shqipëria

“920 milionë euro për Shqipërinë”, Von der Leyen për Planin e Rritjes: Keni bërë në punë të shkëlqyer për agjendën e reformave

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:37
Von der Leyen

Von der Leyen: Jam e gëzuar të shih se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëtimin e saj, në fakt më në fund javën e shkuar hapën negociatat nuk duhet ta kërkojmë më këtë gjë, i dashur Edi çfarë suksesi ky që vjen si rrjedhojë e viteve me shumë punë dhe përkushtimi me këtë objektiv të përbashkët, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që më jepet që të falënderoj ekipet.

Zgjerimi është përparësi e lartë edhe në mandatin tim të ardhshëm.

Ka të bëjë me planin tonë të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e diskutuam edhe në Berlin, ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët me partnerët e Ballkanit Perëndimor, ka një vit qëkur ka nisur puna dhe shumica e kanë gati agjendën e reformave, ju dhe ekipi keni bërë në punë të shkëlqyer për agjendën e reformave, një shumë 64 mlionë eureosh para fundvitit.

Për Shqipërinë janë mbi 920 milionë euro nga plani i rritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat