Arrestimi i Ilir Metës/ Rama: Drejtësia flet vetë

Shqipëria

Arrestimi i Ilir Metës/ Rama: Drejtësia flet vetë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:42
Rama dhe Ursula von Der Leyn

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyn kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. Gjatë kësaj konference kryeministri u pyet lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Kryeministri nënvizoi se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë dhe për këtë duhet të flasë drejtësia

“Ju e dini përgjigjen dhe unë asnjëherë nuk bëj komente të politikë së brendshme në gjuhë të huaj, apo në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin se që kur e kemi nisur reformën në drejtësi as unë dhe as forca politike që udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat