Opozita protestë në Parlamentin Europian, reagon Rama: Duhen dy për një tango, nëse nuk janë dy, kemi muzikën e BE-së

Shqipëria

Opozita protestë në Parlamentin Europian, reagon Rama: Duhen dy për një tango, nëse nuk janë dy, kemi muzikën e BE-së

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi protestën e opozitës të mbajtur sot në Parlamentin Europian, ndërsa ishte në konferencë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Përmes ironisë, ai u shpreh se “duhen dy për një tango, nëse nuk janë dy, kemi muzikën e BE-së”.

Rama: Duhen dy për një tango, nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë, është muzika e BE, dhe muzika e BE është e shkruar në mijëra partitura, detyra konkrete, me afate konkrete me monitorim shumë të imtësishëm, patjetër me rezultate konkrete, do të ishte shumë mirë që në aspektin që do të ndodhte do të ishte e dëshirueshme, nga ana tjetër s mundtë qëndrojmë në këtë diktaturë, por të vijojmë të bëjmë detyrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat